18 dhjetori propozohet si datë për zgjedhje në veri
Foto: Laura Hasani

18 dhjetori propozohet si datë për zgjedhje në veri

Aktuale November 14, 2022 - 15:21

Më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit me partitë politike, ku ishin ftuar të gjitha partitë potlike që janë të përfaqësuara në Kuvendin të Kosovës dhe partitë që janë të regjistruara në KQZ me seli në komunat ku do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Osmani tha se ka diksutuar me partitë politike rreth përgatitjeve që duhet t’i bëjë KQZ-ja në mënyre që gjithçka të shkojë sipas rregullave dhe standardeve demokratike.

Osmani tha se është propozuar 18 dhjetori si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por një vendim përfundimtar pritet të publikohet më së largu nesër në mëngjes, raporton Zeri.info.

“Nga të gjitha partitë që ishin prezenta kërkova mendim për datën 18 dhjetor, sepse është data e fundit që lejohet por në të njejtën kohë do t’i lejonte KQZ-së hapërsirë më të madhe manovrimi në mënyrë që të bëjnë përgatitjet e nevojshme”

“Ne sapo ti përfundojmë këto deklarime do të ulemi edhe njëherë me ekipin tonë ligjor dhe pastaj do të bëhert publik vendim, opsion tjetër është datë 11 dhjetor, por na jep më pak hapësirë manovrimi për organizim të zgjedhjeve. Sipas gjasave do të shkojmë më datën 18 dhjetor sapo të marrim konfirmim nga KQZ-ja dhe organet e sigurisë”, tha Osmani.

E para e vendit dha edhe një mesazh për komunitetin serbë në komunat veriore.

“Dua ti sigurojë të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim Kushtetuese që ka lindur nga akti i dorëheqjes së këtë komunave të veriut, nuk është çështje dëshirë, nuk është vendim që mund të ndryshohet sepse nuk ka rrugë tjetër, janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe siç e dini është një vendim i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011 i cili e detyron presidenten e vendit të shpall zgjedhjet menjëherë pas dhënies së dorëheqjeve të kryetarëve”, tha ajo. /Zëri