Nis takimi i presidentes me partitë politike, të pranishëm Jabllanoviqi dhe Rashiqi
Foto: Laura Hasani

Nis takimi i presidentes me partitë politike, të pranishëm Jabllanoviqi dhe Rashiqi

Aktuale November 14, 2022 - 14:21

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Në Presidencë tashmë kanë shkuar përfaqësues të partive politike, përveç AAK-së, e cila ka refuzuar ftesën e presidentes dhe Listës Serbe, raporton Zeri.info.

Në takim janë parë edhe kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq dhe kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq. /Zëri

Image

Image

Image

Image