Policia shqiptare arreston kosovarin që kërkohej nga INTERPOL-i gjerman

Policia shqiptare arreston kosovarin që kërkohej nga INTERPOL-i gjerman

Aktuale November 11, 2022 - 15:07

Në hyrje të pikës së kalimit kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me INTERPOL Tirana, kanë ndaluar shtetasin kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia shqiptare ka njoftuar se i arrestuari është R. S., banues në Kosovë, ndërsa kërkohej nga Gjrmania, transmeton Zeri.info.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Hanover, Gjermani, me vendimin e datës 12.07.2018, ia ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Shkelja e ligjit të narkotikëve’, ‘Shkelja e ligjit mbi armët’ dhe ‘Vjedhja në kuadër të grupit kriminal’, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë”.

“Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt, të vitit 2018, në cilësinë e pjesëtarit të një grupi kriminal, është përfshirë në disa vjedhje në banesa dhe në biznese, në Hanover, Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në vitin 2018, janë gjetur municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri