Kurti: Jemi gati t’ia zgjasim dorën Serbisë, nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre

Kurti: Jemi gati t’ia zgjasim dorën Serbisë, nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre

Aktuale November 11, 2022 - 14:16

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot në Forumin për Paqe në Paris, ku ka përmendur edhe marrëdhëniet me Serbinë, për të cilat ka thënë se nuk janë marrëdhënie normale.

Kurti gjatë fjalës së tij tha se Kosova është gati t’i zgjasë dorën një vendi që ka kryer gjenocid, nëse ata janë po ashtu të gatshëm t’i çlirojnë grushtet e tyre, transmeton Zeri.info.

“Kosova kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë fqinje dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë, nëse ata janë gati ti çlirojnë grushtet e tyre, ajo që nuk ofrojmë më janë koncesione për të ndarë vendin në vija etnike, BE-ja po përpiqet shumë që të ndërmjetësoë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të normalizojmë marrëdhëniet, Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, duhet ti normalizojmë, dhe dialogu është dialog për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës, pra bëhet fjalë për normalizim”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se është i gatshëm për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që në qendër ka njohjen, por se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit dhe e tashmja e Putinit.

“Serbia ka dështuar në demokratizimin e vet, sepse kërkon më shumë dhe kërkon më shumë konflikt sesa bashkëpunimin dhe u jep lavdi kriminelëve të luftës në vend që t’i dënojë e t’i gjykojë. Kam frikë se Serbia nuk është as e pavarur në ditën e sotme, është një regjim që udhëhiqet nga kisha ortodokse e dominohet nga Rusia e mirë e Putinit”, shtoi Kurti. /Zëri