Behgjet Pacolli udhëton për në SHBA

Behgjet Pacolli udhëton për në SHBA

Aktuale November 11, 2022 - 13:59

Ish-presidenti i Kosovës dhe tashmë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është nisur për në Miami të SHBA-së.

Pacolli ka publikuar një fotografi ku shihet nga aeroplani dhe ka vendosur një mbishkrim, ku thotë se është rrugës për te një ngjarje me “miqtë amerikanë”.

“Rrugës tani për në Miami, një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikanë”, ka shkruar Pacolli. /Zëri