AAK-ja kërkon interpelancë me Kurtin në Kuvend, propozon rezolutë me katër pika për situatën në vend

AAK-ja kërkon interpelancë me Kurtin në Kuvend, propozon rezolutë me katër pika për situatën në vend

Aktuale November 11, 2022 - 13:12

AAK-ja ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ta ftojë në interpelancë kryeministrin Albin Kurti për gjendjen aktuale në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se këtë e ka kërkuar, pasi vlerëson se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 22 vjet, transmeton Zeri.info.

Haradinaj, në një konferncë për media, ka paraqitur edhe rezolutën që do ta propozojë në interpelancën me Kurtin, rezoluta e AAK-së ka katër pika, ku mes të tjerash bën thirrje të anulohet vendimi për targat deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rezoluta është përpjeka e fundit imja dhe jona, që në mirëkuptim dhe rrugë institucionale ta ndryshojmë gjendjen, e cila është në drejtimin e gabuar. Nëse edhe pas interpelancës nuk do të arrijmë të kemi sukses me këtë rezolutë, atëherë do të shqyrtojmë masa të tjera për të penguar degradimin e situatës në vend”, deklaroi Haradinaj, transmeton Zeri.info.

Pikat e Rezolutës së AAK-së:

1. Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshjen finale me Serbinë.

2. Institucioonet e Kosovës të fillojnë dialogun intensivë me serbët e Kosovës për tu kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

3. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, dukle përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim të gjendjes së krijuar, por edhe si nevojë e gjetjës së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

4. Të kërkohet një samit në SHBA, pra takim disaditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.