Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 rekrutë, grupi më i madh ndonjëherë

Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 rekrutë, grupi më i madh ndonjëherë

Aktuale November 11, 2022 - 11:07

Ushtrisë së Kosovës nga sot i janë shtuar edhe 311 rekrutë të rinj, që përbëjnë edhe grupin më të madh ndonjëherë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky grup është i veçantë, teksa u bëri thirrje të gjithë të rinjve t’i bashkohen FSK-së në konkursin e radhës, që do ta hapet më 28 nëntor, njofton klankosova.tv.

“Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve, sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor”, tha Mehaj.

Mehaj, mes të tjerash, tha se Kosova, rajoni e bota më shumë se kurrë ka nevojë për paqe.