Prokuroria në Gjakovë për një muaj ngriti 20 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria në Gjakovë për një muaj ngriti 20 aktakuza për dhunë në familje

Aktuale November 11, 2022 - 10:08

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza, kundër 20 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies”.

Po ashtu kjo prokurori është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri