16 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Aktuale
November 11, 2022 - 10:00
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 16.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19, raporton Zeri.info.
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.331 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,853 persona. /Zëri