Zyrtari i lartë i DASH-it viziton Kosovën

Zyrtari i lartë i DASH-it viziton Kosovën

Aktuale November 11, 2022 - 09:23

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën.

Kështu merret vesh ekskluzivisht nga burime ndërkombëtare.

Nga agjenda që ka parë klankosova.tv, zyrtari i lartë i sekretarit të shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë në fillimdhjetorin e këtij viti.

Hiç më larg se mbrëmë, këshilltari Chollet, përmes një postimi në Twitter, u shpreh i acaruar me vendimet e Qeverisë kosovare lidhur me çështjen e targave, por edhe me rezultatin e zhvillimeve aktuale.

Lidhur me këtë çështje, veç SHBA-së, edhe vendet e Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që të mos rrezikohet deri në përshkallëzim të situatës, por të përmbushen obligimet ligjore.