Komuna e Prishtinës sot do të bëjë hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor

Komuna e Prishtinës sot do të bëjë hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor

Aktuale November 11, 2022 - 08:14

Komuna e Prishtinës sot do të bëjë hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë.

Çmimet në parking do të jenë nga 1 euro për një orë, 8 euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.

Edhe pse shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, megjithatë Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut. /Zëri