Këshilltari amerikan flet me Vuçiqin për “zhgënjimin” e SHBA-së me vendimin e Kurtit për targat

Këshilltari amerikan flet me Vuçiqin për “zhgënjimin” e SHBA-së me vendimin e Kurtit për targat

Aktuale November 10, 2022 - 21:02

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 103-të mori vendim që të mos ketë shtyerje të afatit për konvertimin e targave ilegale në “RKS”, por që ky proces të kalojë nëpër disa faza, duke filluar nga fletë qortimet.

SHBA-ja dhe BE-ja u shprehën të zhgënjyera me këtë vendim të kryeministrit Kurti, duke thënë se situata mund të tensionohet, raporton Zeri.info.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet ka ritheksuar zhgënjimin e diplomatëve perëndimorë me refuzimin që i ka bërë Kosova SHBA-së.

Ai ndër të tjera ka thënë se për këtë çështje ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Zhvillova një bisedë të mirë me presidentin Vuçiq, ku ndava zhgënjimin e SHBA-së me vendimin e Kosovës për të mos shtyer afatin për targat ilegale, diskutuam për përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e progresit të dialogut të BE-së dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, shkroi ai në Twitter.