Osmani pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

Osmani pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

Aktuale November 10, 2022 - 18:33

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeminsitrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një njoftimi për medie, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar rreth situatës në të cilën gjendet vendi, shkruan Zeri.info.

“Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar edhe rreth dialogut dhe propozimit franko-gjerman.

“Në takim me Presidentin Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe Evropë. Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e falënderuan Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e këtij procesi. Presidentja ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës në procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilët janë të paprekshme. Në takim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka njoftuar Presidenca, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Presidencës, pa ndërhyrje:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën sot në Pallatin Élysee takim nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.

Në takim me Presidentin Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe Evropë.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e falënderuan Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e këtij procesi. Presidentja ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës në procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilët janë të paprekshme.

Në takim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë. Presidentja ka thënë se kjo është arritje e Kosovës dhe aleatëve perëndimor, prandaj ka theksuar nevojën për veprime të përbashkëta për t’i ruajtur këto të arritura.

Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti potencuan se Kosova është një partnere e besueshme dhe kredibile e Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik, dhe se forcimi i pozitës ndërkombëtarë të saj është vlerë e shtuar për komunitetin ndërkombëtar dhe botën demokratike. Në këtë drejtim, ajo foli për hapat konkretë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar që mbështetja e Francës të vazhdojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në takim me homologun Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, vendim i cili do të kontribuojë në forcimin e kredibilitetit të BE-së.