Në ditën e hapjes, hidhet ngjyrë në bizneset te parkingu i ri në Prishtinë

Në ditën e hapjes, hidhet ngjyrë në bizneset te parkingu i ri në Prishtinë

Aktuale November 10, 2022 - 16:51

Me përfundimin e punimeve në parkingun nëntokësor në Prishtinë, Kolektivi për Mendimin dhe Veprimi Feminist ka hedhur ngjyrë në disa biznese që janë hapur në këtë pjesë.

Ky kolektiv këtë veprim e kanë bërë duke thënë se UP-ja dhe hapësira që dikur ishte park u përket studentëve, raporton Zeri.info.

Sipas tyre kjo që ka bërë Komuna e Prishtinës është ndërhyrje e “egër” në hapësirën publike, por që edhe studentët varfërohen.

“Ne veç se jemi në dijeni që studentët janë ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, me pak mbështetje shtetërore, me kushte të dobëta financiare e trajtim të padinjitetshëm. E privatizimi i mëtejmë i çdo shërbimi, duke përfshirë këtu edhe ushqimin, veç sa do ta varfërojë edhe më tej studenten e studentin. Ne duam që ushqimi dhe sherbimet tjera brenda kampusit të na sigurohen si shërbime publik në kuadër të UP-së e jo të përdoremi si mjet për rritje të të hyrave të bizneseve”, thuhet ndër të tjera.

Disa prej kërkesave të këtyre aktivistëve janë:

1. Parku publik të na kthehet dhe të ndalohet kjo vjedhje e çdo cepi që i takon publikes -Komuna e Prishtinës ta ndërprejë këtë eksperiment që po bëhet në kurrizin tonë.

2. UP-ja, profesoriati dhe përfaqësuesit e studentëve të marrin qëndrim dhe ta kundërshtojnë këtë të keqe është duke na i përbi hapësirat publike;

3. Shërbime publike, të përballueshme për studentët/et brenda UP-së.

Ne po e theksojmë që këto biznese janë të padëshiruara për ne si studentë. Ky kampus na takon neve dhe jo bizneseve private. /Zëri