Osmani e Kurti takohen sot me Macronin në Paris

Osmani e Kurti takohen sot me Macronin në Paris

Aktuale November 10, 2022 - 15:47

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar sot për në Paris, ku do të marrin pjesë në Forumin për Paqe.

Burime të "Zërit" kanë mësuar se Osmani e Kurti do të takohen sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të njejta burime thonë se Kurti ka shprehur gatishmëri të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Paris.

Ndryshe, Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandatr Vuçiq. /Zëri