Komandanti i FSK-së takohet me komandantin e KFOR-it

Komandanti i FSK-së takohet me komandantin e KFOR-it

Aktuale November 10, 2022 - 15:25

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Angelo Michele Ristuccia.

Përmes një njoftimi nga MInistria e Mbrojtjes, thuhet se takimi është realizuar

në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in dhe se të dy gjeneralët kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe janë zotuar që këtë bashkëpunim ta zgjerojnë edhe më tej, në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.

“Gjeneral Jashari e ka informuar gjeneralin Ristuccia për zhvillimet në FSK, angazhimet që po bëhen në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në fazën e dytë të tranzicionit, dhe bashkëpunimin e ngushtë me NALT. Pjesë e diskutimit mes dy gjeneralëve ka qenë edhe situata aktuale në vend dhe më gjerë”, thuhet në njoftim. /Zëri