Lladrovci priti në takim ambasadorin finlandez Nissinen, gatishmëri për thellim bashkëpunimi

Lladrovci priti në takim ambasadorin finlandez Nissinen, gatishmëri për thellim bashkëpunimi

Aktuale November 10, 2022 - 14:03

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, ambasadorin finlandez në Kosovë, Matti Nissinen, me ç'rast u diskutua për raportet e shkëlqyera dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Drenasit dhe komunave finlandeze në arsim dhe fushat tjera me interes të përbashkët.

Lladrovci ka theksuar se në takim ka cekur rëndësinë e arsimit si prioritet i cili ka përkrahjen e tij të plotë, për performancën komunale si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna.

"Ujërat e zeza dhe ndotja e ambientit, ishin dy nga çështjet që i veçova në takim", ka thënë Lladrovci. /Zëri

Image