Krasniqi: Veriu është i ndarë nga 99-ta, të pranohet propozimi i Escobarit për targat
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se e vetmja mënyrë që veriu i Kosovës të riintegrohet është përmes formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
Ai më tej ka thënë se veriun është i ndarë që nga vitit 1999, duke thënë se deri më sot ai kontrollohet nga strukturat paralele serbe.
“Prandaj e vetmja mënyrë që veriu të riintegrohet është me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si proces i negocuar në Procesin e Brukselit dhe me asistencën e SHBA-së”, u shpreh ai.
Krasniqi më tej ka thënë se nëse nuk do të veprohet në këtë mënyrë, do të ndodhë ndonjë konflikt i armatosur, që do ta tregojë Kosovën si vend të rrezikshëm e të dështuar.
“Nëse nuk pranohet propozimi i Eskobarit (SHBA) dhe Bashkimit Evropian për një moratorium disamujor për targat, rreziku i konfliktit të armatosur është i madh. Pra, kur qeveria ndjek politikën e konfliktit, siç po bën qeveria Kurti, opozita e ka për detyrë ta denoncojë politikën e konfliktit”, shkroi ai. /Zëri