Deputeti i PDK-së Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit
Foto: Laura Hasani

Deputeti i PDK-së Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit

Aktuale October 07, 2022 - 13:13

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, gjatë fjalimit të ministrit të Financave Hekuran Muratit ia ka dërguar një infuzion kryeministrit Albin Kurti.

Lushtaku ia ka vendosur Kurtit infuzionin në vendin ku ai ulet në Kuvend.

Ai ka thënë se Qeveria dhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

Sipas tij, gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale, kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje.

“Një infuzion ia vendosa sot për shkak që Qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit, sepse po dështon në çdo sferë të jetës”, ka thënë Lushtaku. /Zëri

Image
Image
Image