Osmani takohet me liderë evropianë në Samitin e Pragës

Osmani takohet me liderë evropianë në Samitin e Pragës

Aktuale October 06, 2022 - 15:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke përfaqësuar Kosovën në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Osmani gjatë këtij samiti ka takuar liderë evropianë, si presidentin e Francës Emmaunel Macron, kryeministren e Britanisë së Madhe Liz Trruss, presidentin e Turqisë Recep Erdogan e liderë të tjerë, me të cilët ka publikuar fotografi, transmeton Zeri.info.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa, në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, shkroi Osmani. /Zëri