Konjufca është trajtuar në QKUK pas lëndimit

Konjufca është trajtuar në QKUK pas lëndimit

Aktuale October 06, 2022 - 14:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është lënduar fizikisht, duke ia pamundësuar për disa ditë pjesëmarrjen në seanca.

Këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka bërë të ditur se Konjufca është trajtuar në QKUK, transmeton Zeri.info.

Kërçeli ka reaguar pasi disa media kanë raportuar se kryeparlamentari nuk ishte trajtuar në QKUK.

“Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falënderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, ka shkruar Kërçeli në reagimin e tij.

Ndryshe, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur sot se Konjufca ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës. /Zëri