Osmani në Pragë: Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë

Osmani në Pragë: Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë

Aktuale October 06, 2022 - 14:04

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka arritur në Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet sot në Pragë, ku pjesëmarrës janë 44 krerëve të vende të kontinentit evropian.

Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani ka thënë se është e rëndësishme dhe se trajton barabar të gjithë pjesëmarrësit.

Ajo para gazetarëve tha se situata me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por shtoi se është e bindur që do të qëndrojnë të bashkuar dhe që do të jenë në gjendje të kenë sukses në përballje me sfidat e ardhshme, raporton Zeri.info.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”, ka thënë Osmani. /Zëri