MSH-ja ka një njoftim për mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e papunë

MSH-ja ka një njoftim për mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e papunë

Aktuale October 06, 2022 - 11:09

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar sot një njoftim për të gjithë mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e lëmenjve të ndryshëm që janë të papunë.

Kjo ministri ka ftuar këta profesionistë shëndetësorë që të paraqiten në e-mail adresat zyrtare të MSH-së, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë nga MSH-ja:

Njoftim për profesionistët shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve të lëmenjve të ndryshëm, të licencuar, që aktualisht janë të papunë, që duke filluar nga data 06 tetor deri më datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH-së: [email protected] si dhe në dy e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected].

Të dhënat që kërkohen janë:

Emri dhe mbiemri

Data e lindjes, vendlindja

Vendbanimi

Thirrja profesionale

Numri i licencës

Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit të specializimit për specialistët).