Bekë Berisha: Çdo grevë apo protestë i shkon në favor Kurtit

Bekë Berisha: Çdo grevë apo protestë i shkon në favor Kurtit

Aktuale October 05, 2022 - 19:56

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka dhënë një propozim për subjektet opozitare në lidhje me aktivitetin e tyre përballë Qeverisë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të pezullohet çdo aktivitet opozitar, në mënyrë që Kurtit t’i pamundësohet ikja nga Qeveria, raporton Zeri.info.

“Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim. Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimri i rendë, vetingu etj”, ka thënë ai.

Berisha njëheresh i ka bërë thirrje Kurtit që të qeverisë me vendin, e të mos dezertojë.

“Kryeministër i ke 51 %, qeverise vendin mos dezerto”, ka shkuar Bekë Berisha. /Zëri