Tahiri: Me ndalimin e pagave të shtatorit Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve

Tahiri: Me ndalimin e pagave të shtatorit Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve

Aktuale October 05, 2022 - 17:35

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, veprimin e Qeverisë Kurti për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria Kurti ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve, raporton Zeri.info.

“E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Po ashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, të ju ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale është e pafalshme.

“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri! Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, ka shkruar Tahiri.