Bislimi: Për liberalizim BE-ja i kërkon edhe diçka Kosovës
Foto: Laura Hasani

Bislimi: Për liberalizim BE-ja i kërkon edhe diçka Kosovës

Aktuale October 05, 2022 - 14:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se tema e liberalizimit të vizave është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues për liberalizim vizash.

Bislimi tha se pika që mbulon Kosovën do të jetë në agjendë në ditën e dytë, konkretisht më 13 tetor, teksa shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani.

“Për këtë angazhim stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”.

“Nga ky material Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të rivlerësimit që nesër u shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosvoa.tv.

Tutje, ai tha se ky s’është hapi i fundit, teksa shtoi se janë edhe pesë hapa të tjerë, por që shpreson se të gjithë këta hapa do të përmbyllen në një periudhë relativisht të shkurtër, pa dhënë ndonjë datë të caktuar se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave.