Ngrihet aktakuzë për vrasjen që ndodhi në janar të këtij viti në Pejë

Ngrihet aktakuzë për vrasjen që ndodhi në janar të këtij viti në Pejë

Aktuale October 05, 2022 - 13:59

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.S., për shkak të veprës penale “Vrasje”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri K.S. akuzohet se më 20 janar të këtij viti, në orën 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehtë, ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk u mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë, rreth orës 16:05.

“Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i njëjti të marrë dënimin e paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri