Bislimi: Serbia po u bën presion të tmerrshëm qytetarëve në veri të mos i kthejnë targat në RKS
Foto: Laura Hasani

Bislimi: Serbia po u bën presion të tmerrshëm qytetarëve në veri të mos i kthejnë targat në RKS

Aktuale October 05, 2022 - 13:36

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, po raporton sot në Komisionin për Integrim Evropian.

Gjatë raportimit Bislimi ka përmendur edhe Marrëveshjen për targat, e vitit 2016, që sipas tij Serbia në atë kohë ka pranuar se targat KM janë ilegale, ndërsa shtoi se tani po u bën presion qytetarëve në veri që të mos i marrin targat RKS, transmeton Zeri.info.

“Gjashtë muaj bisedime nuk kanë rezultuar të suksesshme, sepse pala serbe nuk ka pranuar asnjë marrëveshje të ofruar nga BE-ja për targat”.

“Sa i përket regjistrimit të veturave, pozicioni është që me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2016 Serbia ka pranuar se targat KM janë ilegale.

Duke e ditur që pala e dëmtuar janë qytetarët e Kosovës në veri, kemi ofruar mbështetje për qytetarët në veri, duke i mundësuar të marrin targat RKS falas. Fatkeqësisht ka një presion të tmerrshëm nga Serbia përmes strukturave ilegale, duke frikësuar e shantazhuar qytetarët atje që të mos i regjistrojnë targat e tyre në RKS”, deklaroi Bislimi. /Zëri