Avokati Koci fal serbin që e sulmoi në Graçanicë pasi ai i kërkoi falje

Avokati Koci fal serbin që e sulmoi në Graçanicë pasi ai i kërkoi falje

Aktuale October 05, 2022 - 13:02

Avokati Arianit Koci ka thënë se policia e ka ndriçuar rastin e sulmit ndaj tij, që ndodhi para pak ditësh në Graçanicë.

Përmes një postimi në Facebook, Koci tha se i riu serb i ka kërkuar falje, andaj avokati ka vendosur që rastin të mos e vazhdojë më tutje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Postimi i plotë i avokatit Koci:

Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e Policisë.

Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale.

Po ashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.

Ka qenë një gabim ose veprim i pamatur i një të riu.

Prandaj, unë kam vendosur që rastin të mos e vazhdoj më tutje.

Të riut ia kam pranuar kërkim faljen e sinqertë.

E falënderoj #kosovopolice, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale.