Deputeti i LVV-së: Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit

Deputeti i LVV-së: Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit

Aktuale October 04, 2022 - 13:21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është i mendimit se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen.

Rrahmani tha se po ashtu se edhe orët e humbura të mësimit duhet të kompensohen deri në fund të vitit shkollor.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, tha Rrahmani.

Procesi mësimor ka nisur të hënën, pas një pauze prej pesë javësh për shkak të grevës së mbajtur.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se pagat do të kompensohen vetëm për mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim.