Beqa i PDK-së: Jeni për psikiatri, jo të qeverisni me vendin
Foto: Laura Hasani

Beqa i PDK-së: Jeni për psikiatri, jo të qeverisni me vendin

Aktuale October 04, 2022 - 11:35

Një përplasje ka ndodhur sot mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohej raporti i Auditorit të Përgjithshëm për raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2021.

Anëtari i PDK-së në këtë Komision, deputeti Hajdar Beqa, ka kritikuar ministrin Hekuran Murati, i cili ka qenë i ftuar në këtë Komision, por nuk ishte prezent.

Beqa i ka quajtur të padijshëm anëtarët e Qeverisë, ndërsa ka thënë se janë për psikiatri e jo për të qeverisur me vendin, transmeton Zeri.info.

“Përveç që jeni të padijshëm, ju duhet me lexua, ju jeni analfabetë funksionalë, marre duhet me ju ardh ku e keni sjellë vendin me një mashtrues të vogël që nuk ka ardhur sot, si ministri Murati që nuk ka ardhur sot, e me atë kryemashtruesin që e nxit. Ju jeni më shumë për të shkuar në psikiatri sesa me qeveris me vendin. Për Zotin, me shku në psikiatri nuk ju lëshojnë nga spitali”, deklaroi Beqa. /Zëri