Musliu: Albin, sot tërë Kosova e di që je mashtrues i madh

Musliu: Albin, sot tërë Kosova e di që je mashtrues i madh

Aktuale October 03, 2022 - 19:15

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas videos së shpërndarë në faqen e tyre zyrtare, ku kritikoheshin ish-liderët e Kosovës.

Sipas saj me këtë video LVV-ja ka konfirmuar se puna e vetme që di ta bëjë është propaganda, raporton Zeri.info.

Musliu më tej ka thënë se skandalet e qeverisjes Kurti nuk mund t’i mbulojë as kur përdor figurën e Thaçit e Veselit.

“Populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena”, u shpreh ajo.

Sipas Musliut, tashmë e tërë Kosova e di se Kurti është vetëm një mashtrues dhe gënjeshtar i madh.

Ajo ka kërkuar që menjëherë të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit, sepse sipas saj ky është vetëm një poshtrim që po u bëhet atyre. /Zëri