Zemaj: Për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq ua ndal pagat mësimdhënësve

Zemaj: Për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq ua ndal pagat mësimdhënësve

Aktuale October 03, 2022 - 15:28

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pasi Qeveria nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevistë për muajin shtator.

Zemaj e ka quajtur Qeverinë “regjim i kuq”. Sipas tij, kjo është hera e parë që në Kosovën e lirë pushteti dënoi mësimdhënësit me ndalje të pagës, transmeton Zeri.info.

Reagimi i plotë:

Regjimi i kuq, injorues, dështues dhe dënues.

Sot, për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevistë me ndalje të pagës.

Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po u ndalet buka e gojës.

Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me çrregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës.

Regjimi i kuq nuk është zgjidhje, sepse për krejt është i padrejtë.