Gazetarja shqiptare ndjek komentuesin që shkroi se përdhunimi është serum

Gazetarja shqiptare ndjek komentuesin që shkroi se përdhunimi është serum

Aktuale October 02, 2022 - 14:34

Një gazetare shqiptare në rrjetin Piranjat ka publikuar një video e në të cilin provon të marrë mendim fytyrë-më-fytyrë mbi përdhunimin nga një qytetar që ishte shprehur në mënyrë të papranueshme përmes tastierës.

“Nuk ka vdekur njeri nga përdhunimi. Përdhunimi është si serumi... të pastron enët e gjakot... është i vështirë po i shëndetshëm.” - ishte komenti i këtij personi me emrin Adriatik Sadiku.

Ky i fundit përballet direkt nga gazetarja shqiptare që në një moment shihet edhe derisa e ndjek vrap komentuesin në Facebook.“Pas tastierës, thonë shumë gjëra por ja...” - dëgjohet derisa thotë gazetarja, që më pas fillon ndjekjen.

Edhe në Kosovë, ditët e fundit bëri bujë një rast i sulmit seksual në Pejë nga një qytetar me emrin Flori Beqiraj ndaj një qytetareje me emrin Mrika Nikqi. Edhe në këtë rast, kishte plot persona që i dolën në mbrojtje të dyshuarit për sulm seksual.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë (@piranjatabc)