Begaj pas aneksimit rus: Shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare

Begaj pas aneksimit rus: Shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare

Aktuale September 30, 2022 - 19:36

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Vladimir Putin ndryshoi kufirin e Rusisë, duke aneksuar edhe 4 rajone të Ukrainës.“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.

“Vendi ynë ka katër rajone të reja”, tha Putin këtë të premte, gjatë një ceremonie në Kremlin, duke iu referuar Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Kerson.

Putin nënshkroi me liderët e vetëshpallur të këtyre rajoneve dokumentet për pranimin e tyre në Federatën Ruse, duke vlerësuar si demokratike, referendumet e mbajtura në ato territore të Ukrainës.