
Aneksimi i regjioneve ukrainase, Osmani: Kosova do të qëndrojë gjithmonë me Ukrainën
Aktuale
September 30, 2022 - 18:45
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot nënshkroi dekretin për t’i aneksuar tri rajone të Ukrainës.
Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar kërë akt të Putinit, duke thënë se Rusia është kërcënimi më i madh ndaj paqes, raporton Zeri.info.
“Rrëmbimi ilegal i tokës nga ana e Putinit në territorin ukrainas i bazuar në “referendume”mashtruese dhe përdorimi i forcës janë shkelje absolute e ligjit ndërkombëtar”, shkroi ajo në Tëitter.
Osmani ka kërkuar që ndaj Rusisë të hartohen më shumë sanksione.
“Rusia dhe përfaqësueset e saj janë kërcënimi më i madh ndaj paqes dhe kjo duhet të ndalet dhe të sanksionohet edhe më shumë.Kosova dhe aleatët demokratë do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën”, shkroi Osmani. /Zëri