Sllovakia “njeh” Kosovën, teksa dënon veprimet e Putinit

Sllovakia “njeh” Kosovën, teksa dënon veprimet e Putinit

Aktuale September 30, 2022 - 18:08

Tashmë e disa ditë janë organizuar “referendume” në territoret e aneksuara të Ukrainës.

Kjo ka nxitur reagime të shumta, ku shumë shtete kanë dënuar veprimet e Putinit, përfshirë edhe Sllovakinë, raporton Zeri.info.

Ministria e Jashtme e Sllovakisë përmes një reagimi ka dënuar veprimet e Moskës, duke thënë se përkrahin Ukrainën.

Por ajo që bie në sy është se në hartën që kanë përdorur figuron shteti i Kosovës me kufijtë aktual, duke marrë parasysh se ky shtet ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Jemi të indinjuar që pavarësisht thirrjeve të shumicës së shteteve të botës, Rusia ka ndërmarrë një hap tjetër që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet themelore demokratike”, thuhet në reagim. /Zëri