Regjistrimi i popullësisë do të bëhet vitin e ardhshëm

Regjistrimi i popullësisë do të bëhet vitin e ardhshëm

Aktuale September 30, 2022 - 17:35

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin për regjistrimin e popullësisë, i cili do të bëhet në vitin e ardhshëm.

Sipas Kurtit regjistrimi i popullësisë është planifikuar që të bëhet nga shtatori deri 17 tetor të vitit 2023, raporton Zeri.info.

Kreu i Qeverisë u shpreh se një vendim i tillë do ta ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të së dhënave demografike e socio-ekonomike.

“Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, shtoi Kurti ndër të tjera. /Zëri