Luan Haradinaj diplomon në kursin bazik për Inteligjencë Ushtarake në SHBA

Luan Haradinaj diplomon në kursin bazik për Inteligjencë Ushtarake në SHBA

Aktuale September 28, 2022 - 20:40

E mban me krenari emrin e xhaxhait të vet i cili ra dëshmor për lirinë e ardheut.

Edhe babai i tij Shkëlzeni e dha jetën për Kosovën.

Luan Haradinaj, sot arriti një sukses të madh në karrierën e tij si ushtarak.

Ai diplomoi në kursin bazik për Inteligjencë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Suksesit të nipit iu gëzua edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan”.