Analisti Rama: Kurti, politikani më i fuqishëm i momentit

Analisti Rama: Kurti, politikani më i fuqishëm i momentit

Aktuale September 26, 2022 - 22:13

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është personi më i fuqishëm politikisht në Kosovë.

Ka deklaruar kështu komentatori politik, Fidan Rama.

Ai teksa ka komentuar zgjedhjet e brëndshme të partisë së kryeministrtit Kurti, ka shtuar se ky i fundit aktualisht është në kulmin e karrierës së tij, dhe si i tillë, sipas Ramës s’ka logjikë që ta sfidojë askush tjetër brenda subjektit.

‘z.Kurti momentalisht është personi më i fuqishëm politikisht në Kosovë. Fuqinë më të madhe politike, sot e ka Kurti. Në këso rrethana nuk mundesh me prit që një personalitet siç është Kurti, në kulmin e karrierës së tij dhe fuqisë së tij, me lëshu karrigën e partisë që e udhëheq. S’ka logjikë tjetër që lojën që një subjekt politikë e fiton me një personalitet të fuqishëm, ta ndërroj”, tha Rama. /Gazeta10