Mehaj demanton lajmin se ka pasur lëvizje të FSK-së në Zubin Potok

Mehaj demanton lajmin se ka pasur lëvizje të FSK-së në Zubin Potok

Aktuale September 26, 2022 - 19:17

Mediat serbe dje kanë publikuar një lajm gjoja se ka lëvizje të pjestarëve të FSK-së në zonën e komunës së Zubin Potokut.

Këtë lajm e ka demantuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se këto lajme të rrejshme janë dezinformata të rrezikshme që krijojnë tensione.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, të gjitha aktivitetet stërvitore dhe operacionale, i realizojmë në bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, respektivisht KFOR-in në përputhje me mandatet tona kushtetuese dhe ligjore.

Ftojmë të gjithë qytetarët e vendit e posaçërisht qytetarët e pjesës veriore të vendit, që të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme të cilat lansohen me qëllime të errëta”, shkroi ai në reagim. /Zëri