AUV-i lejon rikthimin e produkteve “Wudy” në treg

AUV-i lejon rikthimin e produkteve “Wudy” në treg

Aktuale September 26, 2022 - 18:32

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka vendosur që të lejojë rikthimin për treg të produkeve të “Sallam Wudy”.

Kjo vlen për produktet të cilat kanë datë skadencë nga 30.10.2022, raporton Zeri.info.

“Duke u bazuar në njoftimin zyrtar të sistemit RASFF se produkti sallam i brendit ‘’Wudy’’ dhe virshlle të lotëve qe kanë skadencë 30.10.2022 nuk janë të përfshira në incidentin e infektimit me bakterin ‘’listeria monocitogenes’’. Kjo bazuar edhe ne informatat e marra nga autoriteti i vendit të origjinës dhe vendimet e autoriteteve tjera

shtetërore ku tregtohet ky product”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se produkti “Virshlle” i këtij prendi është tërhequr nga shitja dhe ka qenë në proces të verifikimit.

Pas ndarjes se produkteve, ato të të cilat janë të sigurta u lejohet rikthimi ne treg. Pjesa tjetër e cila është e dyshimtë në kontaminim sipas lajmërimit zyrtar do të mbes e bllokuar për qarkullim deri në vendimin tjetër të inspektoratit ( për rikthim në vendin e origjinës ose asgjësim)”, thuhet ndër të tjera.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se konsumatorët duhet të ndihen të sigurtë. /Zëri