
Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan i bie pishman, greva vazhdon
Aktuale
September 26, 2022 - 13:49
Gjatë ndërrimit të paradites disa orë janë mbajtur e më pas është dhënë vendimi te nxënësit që t’i marrin librat e të kthehen në shtëpi, meqë greva vazhdon.
Në kohën kur ishte planifikuar të mbahet protesta, mësimdhënësit e kësaj shkolle mbajtën një takim, pas të cilit paraqitën vendimin që të mos ndryshohet forma sindikale, pra të vazhdohet me mosmbajtje të mësimit.
Ndryshe nga kolegët e saj ka vendosur vetëm një mësuese e klasës së dytë.