Seanca e radhës e Kuvendit, të enjten

Seanca e radhës e Kuvendit, të enjten

Aktuale September 26, 2022 - 13:17

Të enjten, më 29 shtator, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me përfaqësues të grupeve parlamentare, e drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.

Seanca e të enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti-dopingun dhe ai për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara.

Në mbledhjen e sotme Kryesia, konform përgjegjësive të saj, shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. /Zëri