Shtyhet interpelanca e Muratit, Hoxhaj i kërkon Qeverisë të reflektojë shkaku i grevës

Shtyhet interpelanca e Muratit, Hoxhaj i kërkon Qeverisë të reflektojë shkaku i grevës

Aktuale September 26, 2022 - 12:19

Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të enjten seancë të re plenare. Ndërsa interpelanca e ministrit Hekuran Murati është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Pas përfundimit, pa dhënë shumë detaje, ka folur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se seanca e re do t’i ketë disa pika të reja të rendit të ditës, ndërsa do të diskutohet edhe për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Hoxhaj ka folur edhe për grevën e përgjithshme, me ç’rast ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë.

“Ne kem pasur edhe një seancë dhe debat parlamentar për këtë çështje dhe që qëndrimi ynë është që të gjendet një zgjidhje e përkohshme, të ketë dhe që nga janari të jetë ligji i pagave i implementuar. E jona është që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të ndërpritet kjo grevë”, tha Hoxhaj. /EO