Osmani takohet me mërgatën në New York

Osmani takohet me mërgatën në New York

Aktuale September 26, 2022 - 12:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite dhanë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, tha Osmani.

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, theksoi presidentja Osmani. /Zëri