Cramon e quan si skandaloze marrëveshjen mes Serbisë e Rusisë

Cramon e quan si skandaloze marrëveshjen mes Serbisë e Rusisë

Aktuale September 24, 2022 - 22:15

Një marrëveshje e nënshkruar mes Serbisë e Rusisë nxiti reagime të shumta, e këtë gjë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se është një skandal i madh.

Ajo shtoi se kjo marrëveshje ndoshta është një sinjal që të ngrihen bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri