
Haziri: LDK-ja s’do të bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit
Aktuale
September 24, 2022 - 19:36
Sot u mbajt Konventa Programore e LDK-së në Gjilan, të cilën nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e quajti si madhështore.
Ai më tej ka thënë se partia e tij nuk do të bëhet “kukulla e pushtetit”, sepse sipas tij LVV-ja vetëm se po e shkatërron Gjilanin, duke thënë se brenda 10 muajsh nuk ka ndodhur asnjë investim i ri në këtë komunë.
“Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë “kukulla” të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, LVV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik”, u shpreh Haziri. /Zëri