Krasniqi falënderon Ramën pas fjalimit të tij në OKB: Mbrojte denjësisht vlerat e UÇK-së

Krasniqi falënderon Ramën pas fjalimit të tij në OKB: Mbrojte denjësisht vlerat e UÇK-së

Aktuale September 24, 2022 - 19:23

Gjatë fjalimit të tij në OKB, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli edhe për disa çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

Fillimisht ai u tregua i prerë sa i përket marrëdhënieve mes dy palëve, duke u shprehur se thellimi i marrëdhënieve me Serbinë, nuk e ndryshon qëndrimin e tij karshi Kosovës.

Ai madje kërkoi që Serbia ta njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik, shkruan Zeri.info.

Rama përveç të tjerash foli edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se është duke u mbajtur padrejtësisht, pasi raporti i Dick Martyt është i rremë.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar Ramën për fjalimin e tij në OKB, duke thënë se qëndroi i palëkundur në mbrojtjen e vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së.

“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, u shpreh Krasniqi. /Zëri