Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e forcave të Kosovës dhe Shqipërisë

Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e forcave të Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale September 24, 2022 - 18:03

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë ka ndarë disa fotografi nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese , Cambrian Patrol.

Rama tha se kjo është stërvitja marshuese më e vështirë në botë, raporton Zeri.info.

“Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur”, shkroi Rama. /Zëri